Rinovim milioner për Marko Verratin! Mesfushori italian është një nga pikat kryesore të francezëve të Paris Sën Zhërmenit dhe parizienët nuk duan kurrsesi ta shohin atë të ndërrojë ambient.
Ndaj klubi i miliarderit Naser Al Khelaifit ëstë i gatshëm ta blindojë me një rritje rroge dhe zgjatje kontrate faraonike.
Kontrata e re për Verratin do të jetë deri në vitin 2024. Klubi parisien i ka ofruar atij një pagesë prej më shumë se 10 milionë eurosh në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo që nuk mund të refuzohet lehtë.
E ardhmja e Verratit është shoqëruar së fundmi me zërat për një kalim në Spanjë ose në Itali te Juventusi, por kjo lëvizje e PSG-së duket se bllokon pëfundimisht largimin e tij.