Nga Arsen Rusta/
Shqiptarët kanë një traditë gëzimi me djegie, ajo është shamia e beqarit.
Në dasma masivisht e shoqeruar edhe me këngë kur dhëndrri i vë flakën shamisë nga ai moment është zyrtarisht bashkëshort burrë dhe jo më beqar i vetëm!
Kjo tregon se edhe përgjegjësia është shumë më e madhe nga ai moment e pas.
Ndalur tek zhvillimi i sotëm, djegia e mandatit të një deputeti të zgjedhur edhe pse jo nga populli por nga lista, peshon si shamia e beqarit.
Ndaj, jeni ende në kohë t’i thërrisni arsyes djathtas e majtas.
Skeni përse me mandatet dhe shaminë tensiononi Shqipërinë.
Fundja kur populli ka ikur prej 1992 ju sjeni shqetesuar kaq shume.
Por sot publiku është shumë i shqetësuar dhe me të drejtë?
Po tani ishte ???? E ditës!
Djathtas thonë u krye ska më qeveri me Ramën.
Majtas, asgjë s’do ndodh do vazhdojme per të mirën e vendit.
Në fakt vendi ka një tension social, ka nje arrogancë drejtorucësh, ka shumë pandëshkueshmëri shumë probleme por falë jush ka dhe disa të mira.
Ajo ç’ka dua të shpreh me keto rreshta është fakti se s’mundet më keshtu.
Në e paçi lojë për pushtet nga hundet ju daltë.
Në e paçi për votën e lirë, zoti ja u shperbleft dhe bëhuni bashkë bëni atë kodin zgjedhor pa lista, pa bandit, e lejoni emigrantët të votojnë.
Por kriminelët s’lindën as dje as sot, as blerja e votave.
#kolltukuseshtembishqiperine