Një i kërkuar nga Policia ka rënë në pranga ditën e sotme.
Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur ndalimin e Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë, i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale“Plagosja e rëndë me dashje”
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23-2018-1795 (214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj.
/a.rada