Kërkesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për djegien e mandateve parlamentare, do të kërkojë një mirëkuptim me të gjithë kandidatët e paraqitur nga PD për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Kjo, pasi Kodi Zgjedhor ka parashikuar rastet kur përfundon mandati i deputeti dhe si veprohet për zëvendësimin e tij.
Konkretisht, neni 164 i Kodit Zgjedhor thekson se pas ndërprerjes së mandatit të një deputeti, Kuvendi i dërgon kërkesën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e vakancës.
Këtu futet në lojë më pas mirëkuptimi ose jo me të gjithë kandidatët, shkruan JavaNews.al
Kjo, pasi Partia Demokratike, pasi arriti marrëveshjen me partitë opozitare, vendosi që të garojnë nën një sigël të vetëm të gjitha partitë si: PD, PBDNJ, PDK, LZHK, PAA etj, duke plotësuar listën prej 140 kandidatësh me përbërje nga disa forca politike.
Nëse forumet e PD vendosin për djegien e mandateve, si do të veprohet për zëvendësimin e tyre?
Konkretisht, pika 4 e nenit 164, thekson se: “Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë”.
JavaNews sell më poshtë emrat fitues (me shenjë jeshile në krah) dhe ata që do t’u bëhet ftesa për t’i zëvendësuar, në rast të djegies së mandateve.
/a.rada
QARKU TIRANË: