Kanë mjaftuar 11 minuta lojë që Migjen Basha të marrë direkt karton të kuq në sfidën që Aris po luan ndaj Panionios për javën e 21-të të kampionatit grek.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka ndërhyrë ashpër ndaj Novica Maksimovic duke e goditur me takë drejt e në këmbë. Për pasojë mesfushori serb nuk mundi të vijojë më tej lojën dhe u detyrua të zëvendësohet.
Megjithëse me 10 lojtarë, Aris arriti të shënojë në fillim të pjesës së dytë, por skuadra mike barazoi shifrat pak minuta më vonë, ndërkohë që mbeten edhe 30 minuta nga fundi i ndeshjes.
/telesport/a.r