Kryedemokrati, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat ku tha se do t’i propozonte Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta të PD, djegien e mandateve.
Pak minuta pas Bashës ka ardhur edhe një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëron kryeministrin Rama se beteja do të vazhdojë.
Sipas saj, Rama nuk ka parë gjë akoma.
Nga ana tjetër, Kryemadhi nuk komenton propozimin e Lulzim Bashës, por shkruan vetëm dy fraza: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”