Në një intervistë dhënë gazetës «Neue Zürcher Zeitung» mesfushori i Bolonjës, Blerim Xhemaili, tha se do të largohet nga kombëtarja zvicerane e futbollit.
«Për mua është e qartë se ka marrë fund», tha ai. Si kapiteni Stephan Lichtsteiner dhe lojtarët Valon Behrami, Johan Djourou dhe Gelson Fernandes edhe Xhemaili në gusht mori një telefonatë nga trajneri Vladimir Petkoviq.
Ai iu tha lojtarëve se në të ardhmen do të planifikonte pa ta, por e la të hapur mundësinë për t’i përzgjedhur sërish si lojtarë të Zvicrës.
Xhemaili tha se nuk e di nëse do të kthehej në kombëtare edhe njëherë. «Kurrë s’kam dashur të jem vetëm numër», tha ai. Xhemaili deklaroi se mund të diskutohet sa i përket stilit të komunikimit të Petkoviqit, «por unë nuk jam i tillë që këto gjëra i konsideron aq të rëndësishme».
Behrami dhe Fernandes kanë dhënë dorëheqjes nga kombëtarja pas telefonatës me Petkoviqin. Blerim Xhemaili ka zhvilluar 69 ndeshje për Zvicrën dhe ka shënuar 11 gola. Për herë të fundit ai mbrojti ngjyrat e Zvicrës në të tetën e finales më 2018 kundër Suedisë. (Tema)