Opozita mblodhi nē Tiranë mjaft aktivistë të saj ku paralajmëroi rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie të re.
Një ndër aktivistët ishte edhe 42 vjeçari Saimir Rexhepi nga Cërriku.
I njohur ndryshe me pseudonimin ‘Ujku i Cërrikut’ është shoqëruar nga Policia e Tiranës pasi është filmuar duke sulmuar godinën me sende të forta si edhe efektivët.
Policia bën të ditur se shtetasi Rexhepi ka qenë prezent në protestën e opozitës përballë Kryeministrisë dhe me anë të kamerave është bërë identifikimi i tij si një nga personat që kanë qëlluar.
Policia e Tiranës e ka shoqëruar ‘Ujkun e Cërrikut’, dhe ka nisur hetimet ndaj tij për të përcaktuar specifikisht rolin.