Në orën 11:00 pritet të nis protesta e organizuar nga opozita kundër qeverisë “Rama”, teksa si kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kanë mbërritur në selitë e forcave që përfaqësojnë.
Basha nuk ka preferuar të flasë gjatë për gazetarët, por thjesht ka deklaruar se “asgjë nuk i ndal protestuesit”.
Ndërkohë që deputetet e tjerë të opozitës janë shpërndarë në njësi të ndryshme dhe pritet të bashkohen në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Opozita ka bërë të ditur se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime.
E.Xhangoli/