“Pakti për universitetin” ka vijuar pasditen e së premtes në qytetin e Vlorës, ku kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët e “Ismail Qemalit”.
Kreu i ekzekutivit shpjegoi sot se ka nisur një proces për mbledhjen e problematikave të çdo fakulteti, si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe të logjistikës.
“Kemi ndërtuar një marrëdhënie mes ministrive dhe universiteteve sipas fushave. Janë ngritur grupe pune që do të sigurojnë mbledhjen e të dhënave për nevojave. Objektivi është që deri në vjeshtë ta kemi këtë program në dispozicion dhe të nisim procedurat për ofertues të ndryshëm në mënyrë që të nisim nga puna konkrete” – tha Rama.
Ai u shpreh se ka nisur puna intensive për rindërtimin dhe pajisjen e konvikteve të të gjithë Shqipërisë, shkruan JavaNews.al
Teksa një pjesë e fjalës së Ramës u duartrokit, nuk munguan as batutat nga ky i fundit.
“Nuk ka nevojë për duartrokitje. Unë preferoj provokatorët. Njoftojini me SMS të vijnë këtu atë gocën me syze dhe të tjerët. Megjithatë jemi në Vlorë dhe këtu nuk flitet për durim. Sa filluam Lungomaren, pa arritur në Tiranë më çuan SMS dhe më thonin ku e ke Lungomaren” – tha Rama.
Ai vijoi më tej duke u shprehur që të mos ndiqen ‘Mark Markët’.
“Pedagogët u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e mësimit. Mark Markët nuk kanë lidhje me atë që thonë. Kanë lidhje me atë që duan të shmangin verifikimin e titujve.
Duhet ndaluar shitja e librave në këmbim të notës. Verifikimi i titujve i takon universiteteve jo qeverisë. Mekanizimi ka qenë aty.
Nuk me rezulton që të jetë bërë. Vlerësimi i titujve ka qenë pike e nxehtë e protestës së studenteve.
Shumica e pedagogëve nuk meritojnë të shikohen si armiq se janë të maskuar me tituj falso.
Ata nuk e pranojnë vlerësimin e studentëve. Autonomia e Univeristeve nuk duhet të jetë jo vetëm liri, por edhe përgjegjësi.
Ajo protestë e studentëve ne na ka përmirësuar dhe ne do të bëjmë pjesën tonë me logjistikë, financim të studenteve, të bursave etj. Qeveria nuk ka të drejtë të urdhërojë Univeristetet” – tha Rama në Vlorë.
/javanews/a.rada