Ditën e sotme gjyqtari Skënder Damini u shoqërua në polici, pasi votoi për heqjen e dënimit burg për jetë të Dritan Dajtit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u sekuestruan 17 mijë euro dhe disa municione. Damini është shprehur në polici se fishekët e gjetur në banesë i përkasin një arme “Makarov”, të cilën e ka pasur me leje. Dorëzimi i armës është bërë vite më parë, por sipas tij, municionet kanë ngelur në banesën e tij.
Ndërsa, përsa i përketë parave të gjetura në banesën e tij, gjyqtari shprehet se i përkasin djalit të tij, i cili merret me biznes.
Damini ka folur dhe për uljen e dënimit të Dritan Dajtit, duke thënë për këtë vendim është bazuar në ligje dhe në bindjet e tij personale.
“Fisheket jane te nje arme “Makarov”, qe e kam pasur me leje. Armen e kam dorezuar disa vite me pare sipas ligjit te kohes, ndersa fisheket jane harruar. Parate nuk e dija qe ishin aty. I perkasin djalit qe merret me biznes.
Vendimin e dhene nga une ne Apelin e Krimeve e kam dhene bazuar ne ligj dhe ne bindjen time personale. Vendimi eshte i rekursueshem ne Gjykaten e Larte”, ka deklaruar gjyqtari Skënder Damini.
E.Xhangoli./