Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar një masë financiare e cila do të sigurojë fonde për të shmangur një mbyllje të re qeveritare. Ky buxhet nuk parashikon paratë që Presidenti, Donald Trump, kishte kërkuar për një mur përgjatë kufirit amerikan-meksikan.
Shtëpia e Bardhë tha më 14 shkurt se presidenti Trump synon të nënshkruajë projektligjin por që menjëherë do të deklarojë një emergjencë kombëtare për ta lejuar atë të shfrytëzojë paratë e ndara për qëllime tjera në mënyrë që të ndërtojë murin në kufirin jugor të Meksikës.
Senati e miratoi projektligjin më 14 shkurt me një votim 83 vota pro dhe 16 kundër ndërkaq Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro ligjit me 300 vota dhe kundër 128.
Presidenti Trump në fund të janarit nënshkroi një projekt-ligj të financimit afatshkurtër që përfundon më 15 shkurt për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, e cila zgjati 35 ditë. Kjo ishte mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-së./Rel
/a.meta