Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte në Real Story se problemi më i madh i opozitës është mungesa e lidershipit.
Duke komentuar protestën e 16 shkurtit, Rama tha se opozita prej 5 vite e gjysmë nuk ka qenë e gatshme që të ofrojë një alternativë për qyetarët.
Sipas kreut të qeverisë, opozita ka mbetur në duart e paafta të Lulzim Bashës.
“U bënë 5 vjetë e gjysmë që kemi përballë një opozitë e cila nuk është e gatshme të ofrojë asnjë alternativë. Kemi një opozitë që nuk ngjallë shpresë dhe që merret gjithmonë me mangësitë tonë. Opozita ka një problem të theksuar lidershipi. Ka mbetur në duar të paafta në duart e Lulzimi nga njëra anë dhe të Doktoreshës. Por raporti i publikut është me ne kurse ai i opozitës s’ka shanse të matet me ne. Per nje parti politike nuk eshte e veshtire te grumbulloje mbeshtetes ne proteste. Ne këndveshtrimin tim, kemi te bëjmë me një opozitë që si alternative për te.”
I pyetur në lidhje me deklaratën e policisë për pjesëmarrje të elementëve kriminalë në protestë, Rama tha se kjo gjë nuk i përketë qeverisë.
Ai tha se kjo është një punë e policisë dhe se qeveria nuk ka pse të reagojë.
“Unë nuk merrem me këtë aspekt. Kjo është puna e policisë dhe unë nuk kam asnjë përgjegjësi. Këto janë protesta kastash. Qeveria nuk reagon. Reagon Policia, Nuk është detyrë e qeverisë të menaxhojë protestën. Ka një ligj dhe policia do të zbatojë ligjin.”
“Më 21 janar nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Real Story me gazetarin Sokol Balla.
Rama tha se në 21 janar janë vrarë njerëz me qëllim që të shuhej protesta.
“Më 21 janar nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri. Ka pasur kangjella. Në 21 janar janë vrarë njerëz për të shuar protestën. Por problemi është se ata janë pakicë dhe nuk bëhen dot shumicë. Ky është problem i tyre.”