Drejtor i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga ka replikuar përmes një fotoje me presidentin e Partive Popullore Europiane Joseph Daul.
Përmes një fotoje ai i tregon Joseph Daulit, se cfarë bëri opozita sot në Kuvend.
“Këto janë “të drejtat” që opozita jonë ushtroi sot në parlament. Supozohej të ishte një sesion për Maqedoninë e Veriut por deputetët e Partisë Demokratike menduan se ishte “e zgjuar” të hidhnin bojë drejt kryeministrit” thotë Fuga.
Reagimi i Fugës vjen pas një postimi të presidentitë të Partive Popullore Europiane Joseph Daul që thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira, blerja e votave është e papranueshme dhe se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament.
“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme.
Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit” shprehet ai.