Policia turke beson se mbetjet e trupit të ish gazetarit të vrarë, Jama Khashoggi mund të jenë djegur.Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve nga Ankara, Anadolu, duke ju referuar një burimi të saj brenda policisë.
Ish gazetari nga Arabia Saudite është vrarë në fillim të tetorit në konsullatën e Arabisë në Stamboll. Ai ka qenë i njohur si kritik i Mbretit të Arabisë, Mohammed bin Salman. Khashoggi është ekzekutuar nga agjentë arabë, ndërsa sipas raportimeve të fundit, pjesët e trupit të tij edhe mund të jenë djegur./a.meta