Opozita ka paralajmëruar ditën e shtunë një protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. Dy ditë para protestës, shërbimet e Kryeministrisë kanë mbuluar hyrjen e ndërtesës qeveritare për ta mbrojtur nga dëmtimet e mundshme nëse protesta eskalon në akte dhune.
Kreu i qeverisë nuk do jetë në zyrë gjatë ditës së shtunë, pasi mendohet se do të jetë në një takim me qytetarët në Vlorë. Ndërkohë që opozita është ka debatuar me Policinë e Tiranës për lejen dhe koordinatat e protestës.
/a.meta