Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i bën apel opozitës që të mos lejojë që protesta e së shtunës të degjenerojë në dhunë, pasi nuk dihet në pushtet me trazira.
“Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet.
Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katër mujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë” tha ai.
Më herët edhe SHBA, BE dhe ambasadori britanik i kanë bërë thirrje opozitës shqiptare që të shmangë dhunën në protestë.
/a.meta