Instituti kroat për Shëndetin Publik (IKSHP) tha se ka shënuar rënie numri i të sëmurëve nga gripi, prej të cilit deri më tani zyrtarisht janë prekur 48 080 persona, ndërsa kanë vdekur 75 persona të tjerë.
IKSHP theksoi se në këtë sezon, gripi është shumë më intensiv në raport me numrin e të sëmurëve në pesë sezonet e kaluara, duke përfshirë edhe një numër të madh të personave të shtruar në spitale dhe shumë raste të vdekjes për shkak të komplikimeve të cilat i kishte shkaktuar sëmundja.
Sipas medieve kroate, deri më tani janë regjistruar 75 viktima, ndërsa në sezonin 2017/2018 ka pasur 29 raste të tilla.
Vlerësohet se në Kroaci në nivel vjetor humbin jetën prej gripit rreth 500 persona.
Ndërkohë 115 persona kanë vdekur nga gripi në Rumani, 38 në Greqi dhe 29 në Serbi.
/a.rada