Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur të enjten në Kuvend. Ministri Lleshaj e konsideroi veprimin e opozitës të ngjashëm me skenat që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët anti-atlantikë nga Lindja.
“Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.
Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët anti-atlantikë nga Lindja. Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut!”, tha Lleshaj.
/a.rada