Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë.
Si pasojë e aksdientit të rëndë 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mund të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre.
Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar Zaev.
E.Xh./