Në një kohë të shkurtër, Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.
Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po i japin dorën e fundit punimeve tek Moli i Varkave në Parkun e Liqenit Artificial. Ata po kujdesen për të kuruar çdo detaj edhe në hapësirën përreth për të qenë gati për hapjen e madhe.
Moli i varkave me e pa vela dhe kanoeve, lindi si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multi-funksionale.
Ky projekt nga bashkia e Tiranës ka ardhur dhe si një kërkesë e qytetarëve që gjithnjë e më shumë frekuentojnë Parkun e Madh, për krijimin e mundësisë për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore.
/a.rada