Mjeku infektiv Gent Stroni, i cili u dhunua mesditën e të dielës në QSUT nga një i afërm i një pacienteje i ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24 ka rrëfyer gjithë episodin e dhunës. Stroni tha se pavarësisht faktit që u dhunua dhe u fyeu nga i afërmi i një pacienti vazhdoi punën deri të nesërmen.
“Mora përsipër të dal me zë dhe figurë jo vetëm për veten time, por për gjithë kolegët dhe për situata të ngjashme që përsëriten vazhdimisht. Dua të falenderoj të gjithë të afërmit që s’munda t’i përgjigjem në telefon që t’i tregoj se situata është tillë. Sidomos disa porthale që kërkojnë të nxijnë situatat, të vënë mjekun dhe bluzat e bardha në një situatë më të vështirë nga të cilat ndodhen për të treguar ngjarjen. Fluksi i pacientëve ishte shumë i madh deri në orën 1 mund të kishim parë 60 veta.
Isha unë mjeku roje dhe dy infermiere. Personi erdhi në atë moment erdhi së bashku me të shoqen me një vaksinë. Gjatë kohës unë isha i pari dhe duke parë që ishim në një aktivitet dhe i thashë seriozisht duhet një vend që të bëja vaksinën. Vaksina do bëhej por nuk kishte durimin të priste.
Më mbrapa gjatë kohës që isha pranë i them zotëri ti po më pengon dhe nuk po përfiton gjë. Ky ishte momenti ngritjes së tensionit nuk po vinte sipas drejtimit që donte. Fyerja dhe sharja me rradhë tërheqja nga bashkëshortja të ndarë nga shumë familjarë nuk ishte një lloj konfrontimi, çfarë duhet të bënte e bëri. Unë po ec içik më tepër se kaq, nuk mund të linim pacientët e tjerë për shërbim. Vazhdova punën dhe duhet të merresha me një rast tjetër.
Vazhdova punën deri të nesërmen në orën 2. Kjo është dita e gjatë e një mjeku roje që i duhet të punojë edhe 6 orë të tjera. Atëherë do të thosha gjatë kësaj periudhe kohore, erdhi një grua së bashku me të shoqin, i cili ishte i sëmurë. I kishin thënë të bënte vaksinën në kushtet e spitalit dhe nuk arrinte dot pavarësisht faktit isha e detyruar këtë zonjë që t’i thoja që nuk bëhet ky injeksion në kushte laboratori”, tha ai. BalkanWeb