Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte po shqyrton idenë e riemërtimit të vendit në Maharlika (e krijuar fisnikërisht – shën. i përkth.) dhe e propozuar edhe nga ish-diktatori Ferdinand Marcos, në një përpjekje për t’i dhënë një nocion nacionalist dhe për t’u shkëputur nga e kaluara koloniale spanjolle.
Në një fjalim gjatë shpërndarjes së titujve të pronësisë mbi tokën, në provincën e Maguindanaos, me shumicë myslimane në jug të arkipelagut, Duterte ka dhënë lajmin për këtë ide.
“Le ta ndryshojmë atë një ditë, Marcos kishte të drejtë, ai donte ta ndryshonte emrin në Maharlika, sepse ajo është një fjalë në gjuhën malay’’, theksoi ai.
Filipinet morën këtë emër në shekullin XVI për nder të mbretit spanjoll Filipi II.
Duterte është një admirues i hapur i Marcos dhe shpesh luan kartën nacionaliste edhe ndaj ndikimit amerikan, i cili mori përsipër kontrollin e arkipelagut pas një luftës me Spanjën, në vitin 1898
/a.rada