Një 26-vjeça është proceduar penalisht nga policia e Mallakastrës, pasi pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit.
Pronari i biznesit i identifikuar si Kastriot Mucaj është denoncuar nga qytetarët dhe akuzohet për “Organizim të lojërave të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.
Njoftimi nga policia:
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.
Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.
Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit .Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.