Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë. Operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.
Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.
ITALI
Që nga orët e para të mëngjesit, më shumë se 100 karabinierë të Komandës Rajonale të Leçes dhe Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar në Romë dhe Guardia di Financës janë angazhuar në një operacion të madh antidrogë në Itali dhe Shqipëri.
Hetimet gjatë thuajse dy vitesh kanë bërë të mundur që të identifikohen dhe kapen pjesëtarët e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me baza operative në provincën e Leçes dhe degë në rajonet e tjera italiane, Kalabri, Toskana, Emilia Romanja, Siçili, Liguria dhe Lombardi, të gjithë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge, posedim dhe futje në territor italian të armëve dhe municioneve ushtarake.
/a.meta