Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo pritet të nis një cikël të vizitave në shtete të ndryshme të shteteve të Bashkimit Evropian. Më 12 shkurt, Pompeo do të qëndrojë në Bratislavë – Sllovaki, ku do të takohet me presidentin Kiska, Kryeministrin Pellegrini dhe Ministrin e Jashtëm Lajçak për të diskutuar rreth marrëdhëniet të sigurisë.
Po këtë ditë, sekretari amerikan do të vizitojë edhe Varshavën – Poloninë, transmeton Indeksonline. Ndërsa, në Bruksel -Belgjikë, Pompeo do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Ata pritet të diskutojnë për bashkëpunimin SHBA-BE dhe një sërë çështjesh kyçe duke përfshirë përpjekjet për të rivendosur demokracinë në Venezuelë dhe për të mbështetur presidentin e Përkohshëm të Venezuelezës, Juan Guaido.
Po ashtu, do të flitet edhe për rëndësinë e forcimit të sigurisë evropiane dhe adresimin e kërcënimeve të paraqitura nga Irani dhe Rusia. Në fund të turit në Evropë, njëri prej njerëzve më të fuqishëm në SHBA do të qëndrojë edhe në Islanda me 15 shkurt. Ata do të diskutojnë për çështje të sigurisë në Atlantikun e Veriut.
/a.meta