Zgjatja me disa centimetra është një dëshirë që të shumica prej nesh duan ta bëjnë realitet. Sidomos ato vajza apo djem që gjithnjë janë vënë në lojë nga miqtë e tyre për gjatësinë.
Tashme falë disa metodave popullore efektive një blogere e njohur angleze tha se ishte zgjatur me 1.5 cm në javë.
Kjo falë ushtrimeve që realizojnë shtrirjen e shtyllës kurrizore dhe rritjes së lartësisë së diskut ndërvertebral me 1-2 mm. Postura e saktë do të shtojë një tjetër 2.5 cm në lartësinë tuaj.
Si është e mundur?
Ju në fakt zgjateni edhe kur jeni në gjumë. 10 minuta shtrirë në shpinë ju shton 5 mm lartësi. Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të shpinës gjatë ditës dhe kthimit të saj në formë kur shtriheni.
Ju mund ta bëni këtë që të zgjasë, përmes ushtrimeve të caktuara, edhe pse mbani mend se një i rritur, zonat e rritjes së të cilit janë mbyllur (> 25 vjeç) nuk do të ketë ndonjë rezultat të habitshëm.
Kjo e bën më të lehtë rritjen.
Çfarë duhet të keni parasysh?
Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në lartësinë tuaj përfshijnë:
– Dietën tuaj ushqimore
– Gjumin e plotë
Për t’u zgjatur edhe më shumë, duhet të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe elementeve të tjera dhe vitaminave që trupit tuaj i duhen që të funksionojë siç duhet.
Ju duhet të flini në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë, shkruan “supershendeti”. Është mirë të gjeni dyshekun e duhur ortopedik dhe një jastëk që ju përshtatet.
Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të zgjateni pak më shumë dhe të mbani posturën tuaj të përsosur.
Bëni ushtrimin e Kobras. Përveç të qenit i mirë për shtyllën kurrizore, ky ushtrim mund të zgjasë edhe shpinën, muskujt abdominalë, pjesën e prapme të ijeve dhe mollaqet tuaja.
Bëni përkulje të trupit. Ndërsa përkuleni, përpiquni ti mbani këmbët tuaja drejt dhe të prekni gishtat e dorës me gishtërinjtë e këmbëve tuaja. Filloni butësisht dhe gradualisht rrisni numrin dhe thellësinë e përkuljeve.
Hedhje lart. Ju mund të hidheni mbi litar, të luani basketboll ose thjesht të hidheni në vend. Ushtrimi ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve dhe me kalimin e kohës, do të zgjateni.
Për tu bërë shtatlartë duke ecur në biçikletë, rregullojeni shalën në mënyrë që ju të shtrini këmbët tuaja për të arritur pedalet. Mos e ngrini atë shumë lart pasi mund të dëmtoni nyjet.
Bëni gjimnastikë. Ky është një ushtrim i lehtë. Ju nuk keni nevojë të sforcoheni thjesht ushtrimi ndihmon në forcimin e muskujve kurrizorë dhe të barkut.
Mbështetuni mbi shpatulla. Në këtë qëndrim, shtrijini këmbët tuaja lart, aq sa të mundeni. Është e rëndësishme të mbani trupin tuaj në një kënd të drejtë dhe të mos lejoni që këmbët tuaja të bien papritmas ose që ju të mund të lëndoheni.
/a.meta