Tashmë është koha kur gripi është më i shpeshtë dhe shumë njerëz përballen me vështirësitë që sjell ai.
Pavarësisht nëse është diçka më serioze për të cilën duhet ta vizitoni mjekun, apo diçka më e lehtë, duhet të kujtoni se nuk preferohet përdorimi i alkoolit gjatë kohës që vuani nga gripi.
Alkooli ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jeni i pa hidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupin dhe kockave tuaja. Andaj përveç gripit mos i shtoni vetes edhe problemet qe shpesh sjell alkooli, siç janë dhimbja e kokës apo marramendja.
E.Xh./