Nga Ben Andoni
Prej ditësh, Partia Demokratike dhe më në hije aleatët e saj te vegjel, po përpiqet të ngrejë njerëzit në protestën e 16 shkurtit.
Lëvizja Socialiste për Integrim po bën të njëjtin aksion , por duket pak se është në disakordancë me PD-në, pasi nuk mund të veprojë nën hijen e vet dhe ideologjine e saj.
Retorika e përdorur qoftë nga Lulzim Basha me komunitetet mbështetëse të PD-së dhe njësoj Monika Kryemadhi e LSI-së, i shkon pak asaj që përdori dikur Edi Rama kundër Sali Berishës.
Ndryshimi është se leksiku i PD-së mbetet agresiv dhe madje “të fortët” e kësaj partie kanë kthyer sërish dhe frazat e rënda për të cilat nuk ka vend demokracia. Janë shfaqur sërish parullat “ Do e heqim zvarrë” përpos shumë thenieve të tjera syresh, që e bëjnë dhe këtë protestë të dëshiruar për shqiptarët, njesoj si të mëparshmet, te pashprese.
Gjithsesi, varfëria e madhe e njerëzve, mosfunksionimi i shtetit në disa segmente, sloganet jo pak herë acaruese të Ramës, bllokimi i vazhdueshëm i pushtetit lokal, që lidhet me Opozitën duket se do të mbushë me 16 Shkurt bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Problemi është nëse e gjithë kjo energji që po mbledh realisht pakënaqësitë e njerëzve do të kanalizohet si duhet apo jo?!
Me çfarë shihet protesta do të kulmojë dhe do të nxjerrë sërish egon e dy krerëve kryesorë të opozitës për të shtunën e ardhshme por ajo ka pak gjasa që të japë zgjidhje dhe shpresë për njerëzit ne ditet ne vazhdim.
E njëjta retorikë e përdorur, gabimet e pafundme që kanë bërë në premtimet e tyre Basha dhe Kryemadhi, jo pak herë mbushur me gafa qesharake, do i bëjnë njerëzit të kthehen në përditmërinë e tyre, duke pritur nga pushteti aktual të reflektojë.
Kjo duket të pakët qartë në orët që po kalojmë duke ndjekur lëvizjet e opozitës dhe reagimin e drejtë dhe të pakënaqur të njerëzve. (Javanews)