Kur na ndajnë vetëm pesë ditë nga “Shën Valentini”, festa e të dashuruarve që më herët ishte caktuar edhe si data e promovimit të filmit “Dy gisht mjaltë”, një produksion aq i shumëpritur me pjesëmarrjen e Elvana Gjatës, Ermal Mamaqit dhe një kaste aktorësh të përzgjedhur, duket se promovimi i këtij produksioni është shtyrë sërish.
Ditën e djeshme, në emisionin e pasditës “Lart e poshtë”, janë mësuar detaje të reja, ku siç përflitet filmi nuk do të shfaqet në 14 shkurt, në datën e caktuar kohë më parë, por premiera mendohet të mbahet gjatë muajve të pranverës, edhe pse ende nuk ka një datë fikse të përcaktuar.
Siç duket, këngëtarja Elvana Gjata nuk është ende gati për rikthimin e bujshëm në fokus të medias dhe audiencës që mezi e pret, sidomos pas ngjarjes së tetorit të vitit të kaluar të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në të cilën u përfshi emri i saj dhe i të fejuarit të artistes. Gjithsesi, vetë Elvana e theu heshtjen e gjatë, përmes një postimi të fundit që ajo bëri në Instagram ku shpjegoi shumëçka rreth situatës dhe gjendjes së saj të momentit.
/a.meta