Më në fund ato kanë bërë një veprim institucional.Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë për ndotje të mjedisit.
Pas dy vitesh që të dy këto shtete i kanë dërguar nota diplomatike vendit tonë, kanë vendosur që t’i drejtohen agjencisë evropiane për mbrojtjen e mjedisit që të marrë masa ndaj Shqipërisë.
Të gjithë mbetjet që hidhen në det e veçanërisht në Gjirin e Lalzit shkojnë përmes rrymave detare në bregdetin malazez dhe kroat.
Në fakt, gati një vit më parë pas takimit të tre ministrave të mjedisit; shqiptar, kroat dhe malazez në Dubrovnik, u bë hapi që konkretizonte bisedimet për shmangien e ndotjes së detit Adriatik.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Europës e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Maria Pejcinovic Buric dhe koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian Ëilliams premtoi se do shmangte këtë katastrofë.
Marrëveshja parashikonte menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe porte, ku Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga qeveria kroate dhe organizata e Kombeve të Bashkuara.”Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det duke i pastruar ato dhe për të pasur mundësinë që e gjitha kjo të jetë pjesë e procesit tonë “Clean and Green 2020” pasi është shumë e nevojshme që në hapjen e sezonit turistik këtë vit të kemi një situatë shumë më të pastër” tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit.
Projekti i financuar nga qeveria kroate dhe zbatuar nga UNDP ka pasur për objektiv krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të ndotjes së mjedisit detar por edhe menaxhimin e emergjencave si edhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve në Shqipëri për t’iu përgjigjur rreziqeve mjedisore dhe teknologjike të shkaktuara nga incidentet detare që rezultojnë ose mund të rezultojnë në derdhje të naftës ose substancave të tjera të rrezikshme dhe të dëmshme.
Por, një vit më pas, duket se marrëveshja nuk ka asnjë funksion sepse Shqiëpria përfundon në gjyq.