ryeminisitri Edi Rama ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Arabinë Saudite. Pas videove të përcjella që nga pritja në areoport e deri te takimet e ndryshme me krerë të Mbretërisë e firmosjen e marrëveshjeve të ndryshme, shefi i qeverisë shqiptare ka publikuar dhe një album me foto nga orët e qëndrimit në Riad.
“Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, shkruan Rama, pas të parës vizitë të këtij kalibri në Mbretërinë Saudite./a.meta