Dashamir Shehi ka folur edhe një herë tjetër pa doreza në foltoren e Kuvendit, duke ironizuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ky zotëria këtu ka mbërritur të na sundojë. E patë me çfarë qetësie i ndryshoi ministrat, para diktatorëve jemi të gjithë zero. Ka ndërtuar me mendjen e vet sistemin e kontrollit qeverisës. Në cilin nen Kuvendi ti merr përsipër dhe na ve 30 goca me kufje në vesh dhe po na qeveris dhe ato goca kanë të drejtë të kontrollojnë dhe gjejnë në gabim”, deklaroi Shehi duke iu referuar “Platformës për bashkëqeverisje”.
“30 goca me kufje në vesh si “call center” na i shet si qeverisje. Mundësisht thotë se është arritje që nuk e ka as Zvicra e Franca dhe e paskemi arritur ne”, shtoi Shehi.
/a.meta