Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë apel grave shtatzëna për t’u vaksinuar, në mënyrë që të parandalojnë gripin.
Vaksinimi ndaj gripit gjatë shtatzanisë ndihmon në mbrojtjen e gruas dhe fetusit. Vaksina gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e foshnjes gjatë muajve të parë të jetës.
“Gratë shtatzëna duhet të vaksinohen që të mbrojnë veten dhe bebin e tyre”, -thuhet në apelin e ministrisë.
/a.r