Byroja e Meteorologjisë së Britanisë së Madhe ka thënë se planeti ynë është duke kaluar nëpër periudhën më të nxehtë nga viti 1850. Ky institucion ka parashikuar që temperatura globale do të rritet për një gradë për çdo pesë vjet në krahasim me periudhën e kaluar industriale.
Sipas meteorologëve, ka gjasa që në njërin nga periudhat e ardhshme pesëvjeçare, temperatura globale të rritet mbi 1.5 gradë. Ky nivel vlerësohet si prag kritik për ndryshimet klimatike. Nëse këto parashikime dalin të sakta, pritet që periudha prej vitit 2014 deri në vitin 2023 të jetë periudha më e nxehtë në 150 vjetët e fundit.
Byroja e Meteorologjisë ka njoftuar se viti 2015 ka qenë viti i parë kur temperatura mesatare vjetore është rritur për një gradë më shumë se në periudhën industriale mes viteve 1850 dhe 1900. Pas këtij viti, rritja për 1 gradë në temperaturën mesatare në krahasim me atë periudhë ka qenë e vazhdueshme.
Ekspertët thonë se nevojitet zvogëlim i madh i lirimit të karbonit në atmosferë për t’i arritur objektivat për mjedisin deri në vitin 2030. Sipas Byrosë së Meteorologjisë, gjasat që këto synime të arrihen gjatë periudhës së ardhshme pesëvjeçare janë vetëm 10 për qind, shkruan “BBC”. /a.meta