Përsëri ka pasur ndryshime në drejtorinë e Burgjeve. Mësohet se, Stefan Çipa është shkrakuar nga posti si drejtor i Burgjeve. Çipa qendroi në këtë pozicion 5 muaj, ku zëvendësoi Arben Çukon. Deri më tani ende nuk dihet se kush do e marr drejtimin e Burgjeve.
Stefan Çipa ka mbajtur më herët edhe detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm.
Stefan Çipa u lind më datë 20 Janar 1959, në Sarandë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor dhe për Shkenca Ekonomike. Në vitin 1991, zgjidhet Kryetar i Komitetit ekzekutiv pluralist në Sarandë. Në zgjedhjet e vitit 1997, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të pare, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera.
Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funksionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe greke.