Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në tëitter ka folur në lidhje me përdhunimin e 14-vjeçares nga 8 të rinj në Kavajë.
Duke iu kundër përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, Lleshaj shkruan se; “s’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!”.
Më tej minsitri i Brendhsëm shton se “rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit. Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën, meritojnë vetëm neveri”.