Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Temproa” nga Sonila Meço në Ora News, ka folur në lidhje për aktualitetin politik në vend.
Berisha u pyet nëse pendohet për akuzat e shumta që bën, por ai u justifikua duke thënë se ai është psikolog dhe se e di mirë çfarë bën.
Berisha: Jeta ime si mjek ka qenë jetë psikologu. E tërë jeta e mjekut është jeta e një psikologu dhe vetvetishëm psikologjia është një pasion. Tani të vijmë tek gjuha.
Në mënyrë absolute kemi të bëjmë me një person të dezekuilibruar. I bëra një pyetje që do t’ia bënte çdo qytetari të këtij vendi pasi zonja e tij në konflikt flagrant interesi u emërua anëtare e bordit të Abi Bank, një muaj pasi zt.Ballta, me vendim të burrit të zonjës Rama u emërua anëtar i bordit të ADA-s. Ky e emëroi atë anëtar të ADA-s, ky tjetri emëroi zonjën Basha në bord.
Në mënyrë absolute asnjë fyerje. I kam thënë nëse zonja Rama ka opsione apo aksione në ABI Bank. Opsionet dhe aksionet janë tituj financiar. Çfarë fyerje kishte këtu?
Mora si përgjigje një përgjigje të një njeriu që u shfazua në mënyrë të pabesueshme.
I përmenda unë gjë djalin? Gjyqin me të atin? I përmenda pasi i përmendi. Zotëria sa herë që vjedh dhe kapet duke vjedhur me tendera vjen aty dhe kërkon llogari më ke sulmuar djalin dhe babain.
Ky tha nuk lë vend pa u futur, na u futët në shtrat dhe marrëzira. Historia është kjo. 19 vjet më parë, Ymer Baze i boton në gazetën Tema dy dosje. Dosjen e procesit gjyqësor në të cilën zotëria, që nuk meriton të quhet i tillë, ku thoshte se djali nuk është i imi, aludon për të atin. Gjërat edhe 1 mln mund të ndodhin. Poshtërsinë më të madhe që ka është se kur gjykata i kërkon analizat nuk pranon.