Një foto e Turjan Hyskos në ‘InstaStory’ sot ka shkaktuar një furtunë të vërtetë. Të gjithë fansat menduan se ai po dërgonte mesazhe të qarta se çifti ishte në pritje të një fëmije.
Duke qenë se ata kanë një kohë të gjatë së bashku kjo do të ishte gjëja më natyrale, por Turjani dhe Orinda kanë mohuar çdo gjë. Në një ‘Instastory’ tjetër producenti dhe moderatori ka sqaruar çdo gjë: “Nuk kam fshirë gjë!
Është story 24 orë. S’ka asnjë mesazh të fshehur! Është ‘këpuca’ e Arlit, një shokut tim 6-mujorsh! Ndërkohë Orinda Huta ka dhënë një deklaratë për tiranapost.al “Kemi qenë në fundjavë me miqtë tanë që kanë fëmijë, e njëri prej tyre është 6-muajsh!
” Ne mund të hedhim poshtë çdo aludim për momentin, por ethet e pritjes ende qëndrojnë dhe ne i urojmë sa më shpejt një fëmijë një prej çifteve më të këndshëm të show bizz-it.