Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe ishte dënuar me 10 vite burg.
57-vjeçari i identifikuar me inicialet K. P. akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa arrestrimi i tij bë në kuadër të bashkëpunimt të policisë së Vlorës me Interpol Tirana.
K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, në Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, në vitin 2017 e ka dënuar me 10 vite burg.
Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ndërkohë, pas procedurave ligjore, 57-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.