Katër fëmijë kanë vdekur brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Staffordshire. Zjarri ka rënë në orën 02:40, ndërkohë që shkaqet ende nuk dihen. Një fëmijë tjetër dhe dy persona të rritur janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mediave të huaja, dëmtimet e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën. Ndërkohë që zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, autoritetet vendase kanë filluar hetimet për zbardhjen e situatës.
/a.meta