“Një akull i shkrirë mes Kryeministrit dhe presidentit”. Kështu e ka cilësuar analisti Baton Haxhiu, darkën e mbajtur në shtëpinë e Hashim Thaçit mbrëmjen e shkuar. Ai tha se nuk ka qene i pranishëm në darkë, por ka bërë një koment sipas këndvështrimit të tij.
“Një akull i shkrirë mes Kryeministrit dhe presidentit”, një mendjehapje e Kryeministrit shqiptar për renditjen e problemeve, një fjalim shumë direkt i zotit Veseli e sidomos duke sqaruar marrëdhëniet e Kryeministrit dhe Presidentit dhe natyrisht një miqësi. Mund të themi me pak fjalë si dukej.
Më shumë një marrëdhënie për të ndërtuar një mirësi mes liderëve në Kosovë. Rama po tregon aftësinë e momentit për t’i lënë përplasjet publike shumë herë të panevojshme, për të bashkërenduar çfarë do ndodhë në muajt e ardhshëm”, – tha Haxhiu në studion e “Opinion”.