Jemi mësuar që t’i shohim gjithmonë përpara kamerave dhe në kulmin e karrierës së tyre, por disa personazhe të famshëm kanë treguar se cili do kishte profesioni i tyre, nëse nuk do ishin të famshëm. Ëndrrat kanë qenë nga më të çuditshmet, që nga organizatore funerali, e deri tek detektiv.Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus ka thënë në një intervistë se i pëlqen shumë fotografia. “Kam shumë dëshirë që të shkoj në Londër të studioj për fotografi pasi aty janë disa nga shkollat më të mira të artit”, është shprehur këngëtarja.
Aktorja Jennifer Anniston është shumë e apasionuar pas trupit dhe për këtë arsye ka dashur që të bëhej një mjeke, ndoshta nëse do të lërë aktrimin do të gjejë kohë për këtë profesion.
Angelina Jolie ka dashur që të bëhej një organizatore funerali. Për shumë mund të duket si një shaka por kjo dëshirë e aktores ka ardhur nga dhimbja që ajo ka përjetuar me vdekjen e gjyshit të saj. “Fakti se si familjarët e përjetojnë momentin kur dikush ndërron jetë duhet të jetë e drejtuar në mënyra të ndryshme”, ka thënë aktorja.
“Do të doja shumë që të isha një detektive”, ka treguar këngëtarja Taylor Sëift. “Megjithatë, nuk mendoj se do isha e zonja në këtë punë pasi thjesht më pëlqen që të shikoj serialet me krim por në jetën reale jo gjithmonë është aq e thjeshtë”.
Zyan Malik ka treguar se do të donte të kishte qenë një profesor anglishteje. Kjo gjë në fakt mund të jetë ende e vlefshme pasi Malik ka thënë se dëshiron të bëjë një test për të marrë diplomën e gjuhës angleze.
Selena Gomez është një nga ato personazhet e cila e pëlqen shumë ushqimin. Ajo ka thënë se nëse do të kthehej mbrapa në kohë dhe do të jetonte akoma në Teksas, do të punonte në një furrë buke pas i pëlqen shumë që të gatuajë.
Për aktoren Sofia Vergara zgjedhja e një pune tjetër nuk do ishte shumë e vështirë pasi para se të bëhej e famshme ajo ka studiuar për stomatologji edhe pse u detyrua që të linte dy semestra për t’u bërë një aktore e famshme në Hollyëood, përgatiti ”TopChannel”. (b.an)