“Ne Vlore goditet rende gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin! sb
Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja nje cudi qe po ndodhe ne qyteti e Vlores ne dt 2 rreth ores 23.ne vendin e quajture Kapelja nje efektiv i Gardes eshte goditure nga nje djal i nje efektivi policie dhe eshte larguare nga vendi i ngjarjes dhe policija e vlores ska dhen asnje infomacjon per kete ngjarje.Efektivi i Gardes eshte ne gjendje te rende nga gjymtyret dhe doktorret e spitalit dje ishin pushim te hene mbas ores 10 do ta kontrolljm me imtsi thane çudira shqiptaresh,po deshe verifikoje si raste dhe te lutem anonim”.
Ky është statusi i publikuar nga Sali Berisha, këtë mbrëmje.
Por, në lidhje me statusin e publikuar në rrjetet sociale nga Sali Berisha, burime nga Policia e Vlorës sqarojnë për gazetën TemA se për rastin në fjalë, drejtuesi i mjetit që u largua nga vendi i ngjarjes është kapur në orët e para të mëngjesit, fill pas ngjarjes, dhe është vënë përpara përgjegjësisë penale, ndryshe nga sa thuhet në publikimin e Berishes.
Gjithashtu rasti është publikuar në media pas arrestimit të tij, më datë 3 shkurt 2019, ndaj nuk kuptohet çfare ka mbajtur te fshehte policia: “Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, përgatiti “TemA”.