Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë kanë nisur grevën e tyre për rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Pedagogët e vendosën me votë vazhdimsinë e protestës, ku Personelit Akademik kanë vendosur nisjen e grevës duke kundërshtuar vendimet e qeverisë në raport me universitetin.
Pjesa më e madhe e pedagogëve me 36 vota pro dhe 2 kundra i hapën rrugë kauzës së re të grevës dy ditë më parë, ndërsa ata kërkuan ndihmën edhe të studentëve që t’i mbështesin.
Ditë më parë mbledhja e senateve në Universitetin e Tiranës i kërkoi qeverisë të reflektonte mbi disa propozime, që në thelb mbronin autonominë e universitetit. Krahas kësaj, ata parashtruan si pikë edhe shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe ndalimin e shantazhit ndaj pedagogëve.