Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në “Twitter” është shprehur se partia e tij është me studentët, pasi sipas tij kauza e tyre është e drejtë.
Kreu i selisë blu shkruan në reagimin e tij se kryeminitri Edi Rama i kërcënon studentët me humbjen e vitit akademik, por PD i siguron studentët që vitin nuk do ta humbasin.
Kryedemikrati e mbyll regimin e tij duke theksua se e gjithë shoqëria është me studentët në 16 shkurtë, ditë kjo kur opozita ka paralajmëruar për zhvillimin e protestës.
Postimi i Bashës
I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt