I gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme. Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.
Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe reshje më të dendura në Jug dhe Qendër të territorit.
Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por rënie sjell dhe mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1 në 14 gradë.