Partia Demokratike ka publikuar disa foto të cilat sipas tij i përkasin ambienteve të konvikteve të studentëve në Shkodër.
Nuk janë thjesht kushtet primitive, shkruan PD në rrjetet sociale, por mbi të gjitha ato higjenike që janë shndërruar në burim sëmundjesh.
Duke iu drejtuar ministrive të linjës, PD kërkon përgjigje se përse studentët vazhdojnë të paguajnë qira për ambiente që duhet të mbyllen urgjentisht.
/a.rada