Pas kryeministrit, Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së sotme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Nëpërmjet disa reagimeve në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar strehim falas për ata që janë të pastrehë dhe shpronësim qind për qind për atë që i kanë pronat me letra.
“Te Unaza e Re:
💶 Shpronësim 100%
🚔 Kompanitë hileqare në arrest
Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen”, shkruan Veliaj në një prej reagimeve të tij.
Më tej ai thekson se 99 për qind e qytetarëve të Tiranës e duan Unazën dhe nuk duan që të bllokohen nga trafiku që shkaktojnë çdo ditë një pakicë e vogël që proteston duke bllokuar rrugën.
“Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike. Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”, shkruan Veliaj në një tjetër reagim.
/a.rada