Enca është një nga këngëtaret shqiptare e cila përveçëse komentohet dhe bëhet lajm për projektet muzikore, vendoset në qendër të vëmendjes për mënyrën se si vishet.
Kështu ka ndodhur dhe këtë herë, ndoshta sepse në videoklipin e këngës së re “Balad”, Enca ka qenë e veshur më shumë se në klipet e tjera që ka realizuar, nisur dhe nga vetë stili i projektit muzikor.
Pyetjet që i janë drejtuar nga ana e ndjekësve të saj, e kanë nxitur Encën të bëj një sërë postimesh në Instagram ku thotë:
“ Unë: Vesh pak rroba, Njerëzit: Pse je kaq e ekspozuar? Unë: E veshur plotësisht, Njerëzit: Pse vesh kaq shumë rroba?
Më mbani mend si mbretëresha që bëri çfarë të donte. Ndonjëherë ndihem e fuqishme duke u veshir si një zonjushë.
Ndonjëherë ndihem e fuqishme duke mos vendosur make-up dhe ndonjëherë ndihem e tillë duke u bërë një ikonë seksi.
Por vetëm UNE kam të drejtën dhe lirinë të zgjedh dhe të bëj atë që më bën të ndihem e fuqishme. #fuqiaefemrave”, shkruan Enca. /b.d